Kishin kthyer lokalin në qendër bastesh dhe lojërash fati, në pranga 2 persona, 2 shpallen në kërkim

Kishin kthyer lokalin në qendër bastesh dhe lojërash fati, në pranga 2 persona, 2 shpallen në kërkim

Pamje nga aksioni i Policisë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkohë që një tjetër do hetohet në gjendje të lirë.

E H., 34 vjeç, dhe A.K., 61 vjeç u arrestuan në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në Laknas ndërkohë që pronari i lokalit i identifikuar me inicialet L.D, 34 vjeç do të procedohet në gjendje të lirë pasi sipas policisë ai kishte vënë lokalin në dispozicion për personat që organizonin lojërat e fatit.

Në kërkim nga Policia janë shpallur edhe 2 të tjerë A.C., 44 vjeç, dhe V.D., 22 vjeç, të dy banues në Kamzë për të njëjtën vepër penale atë të organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete