Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë sot në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç.
Ata u kapën pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, policia gjeti të kultivuar disa fidanë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento