BERAT- Nënë e bir janë arrestuar nga policia në Skrapar për kultivim të lëndëve narkotike, ndërkohë që kryefamiljari është shpallur në kërkim.
Policia ka arrestuar Mira Mezinin 52 vjeçe, dhe Qamil Mezinin, 17-vjeç (nënë e bir) si dhe u shpall në kërkim bashkëshorti i 52-vjeçares, Mersin Mezini, të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën rreth 220 kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Dobrenjë, Adriatik Dervishi për veprën penale "Shpërdorim detyre".