Kishin mbushur ‘Benz’-in me armë dhe municione, prangosen dy të rinj në Durrës (EMRAT+VD)

DURRËS-Dy të rinj janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe municione. Të arrestuarit janë Kevin Mburimi 18 vjeç dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë kapur dje në lagjen Nr.16, pasi në mjetin tip Benz ku po udhëtonin gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan;

• dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
• një pistoletë tip " Blou"Mini;
• 2 krehera, 25 fishekë;
• një përdorues grushti.

Armët e sekuestruara gjatë operacionit

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy mujor në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë

FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë