Vlorë/ Po lëviznin me dy mina me telekomandë, arrestohen xhaxhai dhe nipi! I kishin fshehur në kroskotin e makinës

VLORË- Xhaxha e nip janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës, teksa po lëviznin me dy mina me telekomandë me vete. Në pranga kanë rënë Fatjon dhe Ergys Gjonaj, 33 dhe 19 vjeç, të cilët janë konstatuar me lëndën plasëse mbrëmjen e kaluar nga blutë e Vlorës pas një kontrolli që kanë ushtruar në automjetin e tyre. Të dy janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës, ndërsa rezultojnë banues në Laç.

Konkretisht, ata i kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin. Këto mina ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 2”.

"Shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Vlorës, ndaluan automjetin me të cilin lëviznin 2 të arrestuarit. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale", njofton policia. 

Zbulimi i këtyre minave me telekomandë, vjen dy ditë pasi Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje kriminale, ku një 35-vjeçar Amarildo Nikolli (Xhanej), u arrestua me një pistoletë silenciator, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Operacionet në Vlorë/ Balla: U parandaluan ngjarje me pasoja kriminale, shpërblim për efektivët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi në orët e pasdites së sotme një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim. Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar për punonjësit e Policisë.

“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, duke krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje.  Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale. Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij.  Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.

Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.

“Ju lutem mos e ulni ritmin që keni dhe këtë standard që po vendosni. Dua ta falënderoj Drejtorin, 2 nëndrejtorët dhe secilin prej efektivëve e oficerëve të përfshirë në këto goditje të njëpasnjëshme të krimit të organizuar dhe sigurisë publike”, nënvizoi ministri, duke theksuar mirënjohjen për punën e deritanishme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 10/08/2023 20:51

    Kush eshte ky Inez Hajrulla qe duan me patjeter ta vrasin ?

    Përgjigju
    • Kamzhiku: 11/08/2023 13:07

      Esht nje pidhrobsh inez djali nje kurve qe do te bej gangsterin me njeriun e gabuar doqe camin roft doqe gangua

  • Or tej: 10/08/2023 19:48

    Nuk asht burre ai qe ne makine nuk ka duhan, arme e mina per mikun or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Miri: 10/08/2023 19:09

    Si vllai Alketa Vejsiut

    Përgjigju
  • xxx: 10/08/2023 18:23

    Ju lumte .Po vigjilente se kendej nga Gjykata peshkaqenet qe kane nga tre vjet e nuk po vetingohen ,jane gati te shyqyjne cdo nen te kodit penal .

    Përgjigju
  • Dyli Shkalla.: 10/08/2023 17:54

    Akoma nuk i la keto gjera Ermal Hajdini. Turppppppppp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit