Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi në orët e pasdites së sotme një takim me drejtues dhe forca operacionale të Policisë së Vlorës, të përfshirë drejtpërdrejt në dy operacionet e fundit në këtë qytet, për goditjen e një rasti armëmbajtje pa leje dhe minave me telekomandim. Balla tha se për operacione të këtij niveli vështirësie do të ketë gjithmonë shpërblim financiar për punonjësit e Policisë.
“Shumë faleminderit për operacionin e kryer me shumë sukses dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në këtë kulm të sezonit turistik, ku detyra parësore e Policisë është garantimi i rendit dhe sigurisë publike. Këto grupe kriminale që prej vitesh kanë dëmtuar rendin publik në Vlorë, duke krijuar ngjarje kriminale, po marrin po marrin dita-ditës goditje. Edhe 2 goditjet e 72-orëve të fundit kanë qenë parandalim nga ana e Policisë për disa ngjarje kriminale. Unë mendoj se ecja në këtë vazhdë në DVP Vlorë meriton të vlerësohet maksimalisht nga ana ime si Ministër, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Rrumbullaku, u cili ju dërgon mirënjohje e falënderimet e tij. Natyrshëm sikurse e kemi bërë standard në vlerësimin e punës, besoj që drejtori ju ka njoftuar që për gjithë efektivët e përfshirë në aksione dhe operacione me sukses të këtij niveli do të ketë dhe shpërblim financiar për secilin prej jush”, u shpreh ministri.
Ai kërkoi angazhim të lartë dhe integritet në punën e oficerëve të Policisë, në betejën e përditshme me paligjshmërinë dhe krimin e organizuar në veçanti.
“Ju lutem mos e ulni ritmin që keni dhe këtë standard që po vendosni. Dua ta falënderoj Drejtorin, 2 nëndrejtorët dhe secilin prej efektivëve e oficerëve të përfshirë në këto goditje të njëpasnjëshme të krimit të organizuar dhe sigurisë publike”, nënvizoi ministri, duke theksuar mirënjohjen për punën e deritanishme.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Po lëviznin me dy mina me telekomandë, arrestohen xhaxhai dhe nipi! I kishin fshehur në kroskotin e makinës
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Delvinë/ 38-vjeçari plagoset me thikë pas një sherri në lokal, në pranga autori (EMRAT)
25 Janar, 11:16
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)
24 Janar, 10:34
-
Vlorë/ Pa rroga që prej muajit Dhjetor, 150 punonjës të fasonerisë hidhen në protestë: Edhe Zyra e Punës s’na dha zgjidhje, do e vijojmë pa afat!
23 Janar, 16:51
-
Të maskuar me kapuça, vidhnin makina dhe dyqane, arrestohen 3 ‘skifterët’ e Vlorës (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 12:15
-
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
23 Janar, 11:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
Vlorë/ Iu gjetën doza kokaine dhe municion ushtarak në banesë, arrestohet 37 vjeçari
20 Janar, 12:19
-
Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje! Paratë kalojnë në llogaritë bankare në fund të Janarit
20 Janar, 12:02