13 persona janë proceduar penalisht në Dibër, pasi kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve përkatëse.

Policia njofton se në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, përgjatë javës  kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D.,  V. T.,  F. S.,  F. P.,   S. K.,  V. S.,  H. K.,  L. Q.,  K. N.,  Y. F., S. L., E. E., O. B.,  të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.