Një sasi prej 15 kg drogë e llojit mariuanë është sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit ndërsa policia ka vënë në pranga një serb dhe dy kosovarë. Sipas policisë kufitare mësohet se në pranga janë arrestuar tre persona, konkretisht një shtetas me incialet B.S, banues në Kosovë, si dhe të dy pasagjerëve D.A e D.S, banues në Serbi dhe Kosovë të cilët akuzohen për tentativën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mësohet se gjatë operacionit të policisë në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B. S., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit Marjuanë. Ndërkaq, vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kosovare për zbardhjen e plotë të këtij rasti për të hetuar në lidhje me përfshirjen e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë aktivitet kriminal.