SHKODER - Pesë refugjatë sirianë janë ndaluar nga policia e Shkodrës këtë të shtunë. Ata u kapën nga uniformat blu në lagjen Perash, pranë qendrës së qytetit.
Shkodra përdoret si qytet tranzit nga refugjatët e vendeve të luftës për të kaluar drejt vendeve të Europës, duke shfrytëzuar dy pikat e kalimit kufitar, atë të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.
(Momenti i ndalimit të refugjatëve sirianë nga policia)
Komento