2 persona kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim për organizmin e lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali të paregjistruar në organet tatimore.
Ne kuader te operacionit “Poker 5” u arrestuan shtetasit Shkelzen Bajraktari 34-vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", dhe Syrjan Zekaj, 22 vjeç për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim, si dhe u shpall në kërkim Lidjo Gojcaj.
25 vjeçari Gojcaj, banues në fshatin Jubice, Malësi e Madhe, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore".
Gjithashtu u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 45 vjeç, banues në Bogiq, Malësi e Madhe, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Koplik, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin L. G., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, 5 makineri elektronike për lojëra fati, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
56.2%
-
JO
34.7%
-
NUK E DI
9.1%
Vota total: 1075
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Vihet në pranga 24-vjeçari, iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë
30 Janar, 13:10
-
Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë! 1020 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme
30 Janar, 08:34
-
Meta në Shkodër: Ndryshim me çdo çmim! Buna ngrihet dhe ulet por Kalaja e Rozafës qëndron mbizotëruese
29 Janar, 12:54
-
Prej vitesh në emigrim, qytetari denoncon abuzimin e OSHEE në Vaun e Dejës: Më sollën 300 mijë lekë faturë, më kanë vjedhur sahatin
28 Janar, 13:58
-
Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Malësi të Madhe (VIDEO)
28 Janar, 12:47
-
Shkodër/ Prej 6 ditësh i bllokuar, hapet aksi Bogë-Theth! Qarkullimi bëhet vetëm me një kalim (VIDEO)
28 Janar, 09:54
-
Alibeaj ’nuk heq dorë’! Prezanton 2 kandidaturat për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit! PD e Berishës i del kundër (EMRAT)
28 Janar, 09:17
-
I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari në 2020, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër
28 Janar, 08:39
-
Spiropali takon Presidentin e Konferencës së Ipeshkvnore të Shqipërisë: Mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga Imzot Angelo Massafra
27 Janar, 17:24
-
Vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes, 110 banesa me prezencë uji në Shkodër! 1400 ha të përmbytura! Rruga e Obotit e pakalueshme
27 Janar, 08:37
-
Detaje nga plagosja në Shkodër: 44 vjeçari u godit disa herë me thikë nga daja i tij 78 vjeçar
26 Janar, 20:29
-
VIDEO/ Daja plagos me thikë nipin në Shkodër! 44 vjeçari i plagosur rëndë, policia arreston 78 vjeçarin
26 Janar, 19:00