Kishin planifikuar të kryenin sulm në tregun e Krishtlindjeve, arrestohen dy adoleshentë në Gjermani

Kishin planifikuar të kryenin sulm në tregun e Krishtlindjeve, arrestohen dy adoleshentë në Gjermani

Tregu i Krishtlindjeve në Gjermani

Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik. Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë.

15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia. Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.

Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet, raporton BBC.

“Dukej shumë konkrete. Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul.

16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.

Prokurorët në dy shtetet doi të nisin tash hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm