Një 80-vjeçar gjerman është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Alarmi u dha nga familjarë dhe miq që e shoqëronin, të cilët prej tre ditësh nuk po arrinin të komunikonin me të.
I moshuari, i identifikuar si Detlef Fertig, kishte rreth 15 ditë që ndodhej në Fier për turizëm dentar. Kur policia hyri në banesë, e gjeti pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.
Njoftimi paraprak i policisë
"Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit"
Komente









