Kishte arritur marrëveshjen me Bylisin, Kërçiku zyrtarizohet te Partizani

Kishte arritur marrëveshjen me Bylisin, Kërçiku zyrtarizohet te Partizani

Jemi mësuar që merkato në vendet e Europës të prodhojë shpesh çudira, ndërsa e fundit ka ndodhur në vendit tonë. Teksa pritej firma me ekipin e Bylisit mbrojtësi Dorian Kërçiku, i cili para pak ditësh ndërpreu kontratën me Tiranën ka firmosur me klubin e Partizanit.

Për 26-vjeçarin më herët ishte thënë se kishte mbyllur marrëveshjen me klubin e Bylisit, por duket se orët e fundit kanë ndryshuar destinacion. Lajmin për firmën me Partizanin e kanë konfirmuar vetë kampionët në fuqi, të cilët saktësojnë se pas firmës futbollisti do të niset në Antalia për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit që po kryen fazën përgatitore dimërore.

Për sajtin e klubit të Partizanit mbrojtësi Kërçiku është shprehur: “Jam mjaft entuziazt që jam pjesë e Partizanit. Kam ardhur te skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për karrierën time. Pas disa ofertave që kam patur gjatë kësaj periudhe zgjodha të firmos përfundimisht me Partizanin, skuadër me të cilën do të kem mundësi të përmirësohem edhe më shumë profesionalisht dhe shpresoj të realizoj objektivat madhor që klubi synon edhe këtë sezon.”

Në të kaluarën përveç Tiranën Kërçiku ka qenë edhe pjesë e Skënderbeut, ndërsa vetë ai është një futbollist i formuar nga akademia e Tiranës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur