Kishte bërë vjedhje dhe po e ndiqte policia, mbytet në lumë 28-vjeçari shqiptar në Zvicër teksa po i largohej efektivëve

Kishte bërë vjedhje dhe po e ndiqte policia, mbytet në lumë 28-vjeçari shqiptar në  Zvicër teksa po i largohej efektivëve

Lumi Ticino

Një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova është mbytur në një lumë në Zvicër pasi po i ikte policisë, e cila po e ndiqte sepse kishte kryer një vjedhje.

Sipas medias zvicerane ‘Blick.ch’, 28-vjeçari kishte kryer një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.

Ndërsa ikte nga policia, shqiptari u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt. Trupi u gjet pak pas orës 10:00 të mëngjesit në Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së Kantonit.

I mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa vendbanim të përhershëm. Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte me precedent të mëparshëm penal dhe i ishte ndaluar hyrja në vend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tre rrugë të tjerë me pagesë, qytetarët tarifë për të kaluar në Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Ekonomia “pro” kredisë 100 mln euro për Vorë-Hani i Hotit

Tre rrugë të tjerë me pagesë, qytetarët tarifë për të kaluar në Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier! Ekonomia “pro” kredisë 100 mln euro për Vorë-Hani i Hotit