GJIROKASTËR- Një 21-vjeçar me iniciale A.G., nga fshati Picar i Gjirokastrës ka rënë në prangat e policisë pasi në afërsi të stanit të tij u gjetën rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë aksionit të policisë u sekuestrua lënda narkotike ndërkohë që ndaj 21-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Komento