Kishte fshehur 2.6 kg kokainë brenda pikturave me figurën e Maradonës, arrestohet 72-vjeçari në një aeroport në Turqi

Kishte fshehur 2.6 kg kokainë brenda pikturave me figurën e Maradonës, arrestohet 72-vjeçari në një aeroport në Turqi

Droga e kapur brenda portreteve të Maradonës

Një 72-vjeçar gjerman është arrestuar nga policia e Turqisë pasi u kap duke transportuar 2.6 kg kokainë në një aeroport në Stamboll.

I moshuari, i cili kishte ardhur nga Ekuadori e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike brenda disa pikturave dhe karikaturave të figurës së legjendës së futbollit Diego Maradonna.

Oficerët e doganave vendosën që të kryenin një kontroll në bagazhet e 72-vjeçarit ku pas zbuluan një dendësi të madhe brenda pikturave.

Nga kontrolli gjetën kokainën e fshehur në disa qese dhe te presuara. Sasia e lëndës narkotike kap vlerën 261 mijë dollarë dhe ishte fshehur në 12 piktura.

Turqia ka qenë e suksesshme në kapjen e drogës, por vendi mbetet ende një rrugë e njohur për kontrabandën e drogës në Evropë për shkak të vendndodhjes së saj strategjike. 

Ajo gjithashtu lufton konsumin e brendshëm të barnave. Në gusht, oficerët e doganave në provincën veriperëndimore të Kocaeli sekuestruan një sasi rekord prej 540 kilogramë kokainë të fshehur brenda një ene transporti nga Brazili.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën