Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Pas informacioneve të siguruara uniformat blu gjetën në banesën e 40-vjeçarit në në lagjen ‘4 Heronjtë’ një armë zjarri automatike “AK-47”.

Si provë materiale blutë sekuestruan  armën si dhe 1 krehër me 29 fishekë.

“Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.