Kishte fshehur në trup dhjetëra doze kokaine, arrestohet 33-vjeçari në Dibër! Dy të tjerë në hetim se u gjendet dy armë gjahu pa leje në makinë

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ policia e Dibrës ka arrestuar një 33-vjeçar. Sipas policisë është vënë në pranga Alfred Gjoka, të cilit iu gjetën të fshehura në trup dhjetëra doza me kokainë.

‘Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, forcat e Posaçme Operacionale, forcat "Shqiponja",  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Bulqizës, kanë ndaluar për kontroll shtetasin  A.Gj.,  ku i'u gjetën të fshehura në trup, dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të dozave të kokainës, shtetasi Alfred Gjoka, 33 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, i cili do ti shiste dozat me lënde narkotike kokainë, në qytetin e Bulqizës.’- njofton policia.

Ndërkohë në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ u proceduan penalisht Liman Daci dhe Klodian Murati. Gjatë kontrollit të policisë në makinën m etë cilin po udhëtonin iu gjetën 2 armë gjuetie.

‘Në Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpinim me strukturat Hetimore të DVP-së,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas (njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi),  lëviznin me armë gjahu,  kanë organizuar punën për kapjen dhe ndalimin e tyre. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar dy automjetet që lëviznin të dyshuarit shtetasit L.D., dhe K.M., dhe gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën dy armë gjuetie, që i posedonin pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit  L.D., 36 vjeç, banues në Durrës dhe K.M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Dy armët e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.’- njofton policia.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha