Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuar mbrëmjen e kaluar.

Policia njofton se në fshatin Palaq, Preze, është  konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.