Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte kryer disa vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit. Në pranga ka rënë 40 vjeçari i identifikuar si Zigur Veshaj pasi vodhi me dhunë çantën e një gruaje dhe pas hetimeve të kryera u zbulua që kishte kryer edhe 6 vjedhje të tjera.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihen disa prej vjedhjet e kryera nga Veshaj në vende të ndryshme.
Grabitjet e kryera nga 40 vjeçari i arrestuar:
1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;
2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë;
3. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market;
4. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;
5. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;
6. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.
Ndërkohë policia ka vijuar me veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4035
Lajme të tjera
-
Censi në Himarë me përkthyes në greqisht! Banorët: Ende s’kanë ardhur anketuesit
26 Shtator, 16:18
-
Aksident në aksin Konispol-Kranë, plagoset një grua
26 Shtator, 13:36
-
Vlorë/ Vëllezërit godasin me grushte e thikë 33-vjeçarin, arrestohen
26 Shtator, 12:36
-
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare, shoferi nxirret me vështirësi nga mjeti, dërgohet në spital (Video)
25 Shtator, 16:29
-
Digjet kamioni pranë autostradës Vlorë-Fier, anjë i lënduar
25 Shtator, 14:45
-
Disa vatra zjarri aktive në Vlorë, fshatrat e Selenicës në 'mëshirë' të fatit, mbeten pa asnjë zjarrfikëse
23 Shtator, 21:07
-
Fier/ Flakët vijojnë të përhapen në pyllin e Darëzezës! Merr përmasa të frikshme zjarri në Patos, i afrohet nënstacionit elektrik dhe zonave naftëmbajtëse (Video)
23 Shtator, 17:05
-
Portonovë i Vlorës, plazhi i aventurierëve! Dhjetra kampera, për turistët shqetësuese muzika e lartë
23 Shtator, 15:10
-
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
23 Shtator, 11:16
-
VIDEO/ IMT aksion në Vlorë, nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
22 Shtator, 16:07
-
Zjarr në Kërkovë të Vlorës, flakët favorizohen nga era! U rrezikuan dy banesa
22 Shtator, 13:30
-
I plas një fishek duke punuar tokën, plagoset 33 vjeçari në Sarandë
20 Shtator, 15:33