Pronari i një lokali në Dimal ka rënë në prangat e policisë pasi përdorte lokalin e tij për të shpërndarë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokalin e Kadri Kallmit blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në pranga ra edhe Kostandino Ziu nga Kuçova. 27 vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;
K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:
1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Komente










