TIRANE- Një 32-vjeçar me iniciale A. T., ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine për klientët që frekuentonin lokalin ku u ndalua në zonën e Astirit.
Në momentin e ndalimit atij iu sekuestruan 60.2 gramë kokainë dhe dy aparate celulare.
Gjatë kontrollit në mjetin dhe banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.
Komento