Kishte kultivuar kanabis, prangoset
në Greqi shqiptari,vlera 200 mijë euro

Një 34-vjeçar shqiptar është prangosur nga policia greke, pasi në afërsi të një klubi nate kishte kultivuar lëndë narkotike të cilat ishin rritur gati sa një pemë, vlera e të cilave nëse do dilnin në treg arrin në 200 mijë euro.

Siç raportojnë mediat greke, kanabisin ai e kishte kultivuar në një zonë të njohur si Varkizëm.

Policia ka bërë të ditur se pesha totale e konfiskuar ëhstë 3 kg drogë, 270 fara të kanabisit, një peshoreë elektronike, 11 telefona celularë, gjashtë radio portative dhe disa materiale të tjera.

Forcat e policisë kanë asgjësuar në oborrin e shtëpisë ku ishin mbjellë, 73 pemë kanabis me një lartësi prej 0.6 deri në 3.2 metra si dhe pajisjet e kultivimit të kanabisit të fidanëve.

Paratë që 34-vjeçari do të fitonte nga ky aktivitet i paligjshëm kapnin vlerën e 200,000 eurove.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion