Dy persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur makinë një qytetari në fshatin Bërzhitë në Tiranë. Sipas policisë, ai e kishte lënë ndezur mjetin dhe dy personat e paidentifikuar ja kanë vjedhur dhe janë larguar.
‘Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)