Kishte lënë pas të kaluarën edhe vrasjen e 1997, në Itali jetonte me një identitet të ri! Kush është shqiptari i arrestuar në Torino

Kishte lënë pas të kaluarën edhe vrasjen e 1997, në Itali jetonte me një identitet të ri! Kush është shqiptari i arrestuar në Torino

Gent Sherifi është 47 vjeçari i arrestuar më 2 gusht 2023 në Torino të Italisë për llogari të autoriteteve shqiptare pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhërarrest.

47 vjeçari është shpallur fajtor për një ngjarje të ndodhur në 1997, ku mbeti i vrarë një person ndërsa një tjetër u plagos. Ndaj tij gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 13 vite e 5 muaj burg më 26 qershor 2014 dhe kishte 20 vite që fshihej në Itali por jo më si Gent Sherifi por një person me identitet tjetër.

Menjëherë pas vrasjes, para se të largohej nga Shqipëria kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij, duke tentuar të fshijë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e vjetër.

Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë të respektueshme me një familje të rregullt dhe fëmijët që vijonin shkollën. Gjuthashtu kishe hapur një kompani për rikonstruksion godinash dhe prej gati 30 vitesh kishte qëndruar larg telasheve, shkruan repubblica.it

Pasi autoritetet shqiptare kishin përcjellë informacionin tek autoritetet e kuesturës së Torinës, policia italiane kishte nisur dhe hetimet dhe kërkimet.

Pas hetimeve kishin zbuluar se personi i cili vijonte jetën i qetë duke u përpjekur të linte pas të shkuarën ishte ai që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gent Sherifi tashmë është në pritje të ekstradimit për të vuajtur dënimin që i ka dhënë Gjykata e Tiranës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjykatesi: 04/08/2023 10:54

    13 vjet per vrasje???? Ishalla ju vrasin ne familje ju gjykatesve e ta shohim sa denim do i jepni o rq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU