Kishte mbjellë drogë në mes të vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Berat! Sekuestrohen 340 fara kanabis e 311 fishekë

Kishte mbjellë drogë në mes të vreshtave, arrestohet 43-vjeçari në Berat! Sekuestrohen 340 fara kanabis e 311 fishekë

BERAT- Një 43-vjeçar ka rënë në pranga pasi është konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në Berat. Ai mbillte kanabis mes vreshtave në oborrin e shtëpisë, ndërsa kishte gjendje edhe fara kanabisi gati për t’i kultivuar.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, Roland Banajt iu gjetën fidanët e kultivuar të cilët u asgjësuan.

Sakaq, policia ka sekuestruar 340 fara kanabisi, si edhe lëndë narkotike. Në kudër të operacionit “Plirëz”, u vu nën hetim 21-vjeçari, Kejvi Sahiti pasi në kontrollin që u shtrua në banesën e tij iu gjendën 311 fishekë, të cilët u sekuestruan. 

Ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Kultivimi i fidanëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Plumbat e sekuestruar

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën