Kishte mbjellë kanabis në tokën e tij, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Kishte mbjellë kanabis në tokën e tij, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Droga e sekuestruar dhe bimët e kanaibisit në tokën në Lezhë

LEZHË- Një 55-vjeçar me iniciale P.Z., ka rënë në pranga pasi gjatë kontrolleve në fshatin Balldre, atij iu gjetën të kultivua disa bimë kanabis në tokën në pronësi të tij. Bimët e kanabisit të gjetura u kultivuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 18-vjeçar me iniciale A. D. nga Tirana, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabis. 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

"Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.  Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. ", njofton Policia.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë