Fieraku kishte mbushur 'Mitsubishi'-in me kanabis drejt Greqisë, por zbulohet nga qeni antidrogë

Fieraku kishte mbushur 'Mitsubishi'-in me kanabis drejt Greqisë, por zbulohet nga qeni antidrogë

SARANDË-Policia kufitare në doganën e Qafë Botës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike duke sekuestruar 63.7 kg kanabis në një makinë tip "Mitsubishi", ndërsa ka arrestuar poseduesin.

Pas kontrollit të imtësishëm me ndihmën edhe  të qenit antidrogë, në automjetin në fjalë është konstatuar se në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike.

Pas konstatimit, agjentët e narkotikëve kanë nxjerrë disa pako me lëndë narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar të jenë 63.7 kilogramë të llojit kanabis. Tashmë drejtuesi i makinës me inicialet A.H. 40 vjeç, lindur në fshatin Cakran, Fier dhe banues në Sarandë do të përballet me drejtësinë me akuzën e trafikimit të drogës.

Kanabisi i sekuestruar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë