TIRANE-Policia ka goditur një rast të trafikut të heroinës duke arrestuar një 36-vjeçar me inicialet I.A.
Sipas policisë, në rrugën "Njazi Demi” Tiranë në stolat e një lulishteje, në orët e vona të mbrëmjes, nga forcat "Shqiponja " u kap dhe u arrestua në flagrancë i riu me katër doza heroinë.
Ndërkohë që në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u arrestua S.SH. 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për shitje droge.
Në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë arrestuar në flagrancë më datë 01.12.2018, ai shpërndante lëndë narkotike kanabis (355 gr) në rrugën “Bego Hoxha”, por në momentin e ndërhyrjes u arratis, ndërsa dy të tjerët u prangosën.