Një nënë e re 27 vjeccare ka humbur jetën në Shkodër, pak ditë pas lindjes duke tronditur të gjithë qytetin.
Gruaja, me inicialet M.S ndërroi jetë vetëm pak orë pas një apeli publik për dhurim gjaku në ndihmë të saj.
E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por menjëherë pas lindjes gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Sipas burimeve, ajo pësoi hemorragji të rëndë post-partum dhe kishte nevojë urgjente për gjak të grupit 0 negativ.
Apeli për ndihmë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që u paraqitën për të dhuruar gjak.
“Kërkohet gjak 0 negativ në Spitalin e Shkodrës për një paciente 27 vjeçare në ditën e parë post partum. Kushdo që të mundet të dhurojë të paraqitet në Spitalin e Shkodrës tek Banka e Gjakut sa më shpejt. Është rasti për të shpëtuar jetën e një nëne të re” shkruhej nw apel.
Solidariteti ishte i menjëhershëm, por, fatkeqësisht, nuk mjaftoi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike dhe la pas vetes dy foshnja të sapolindura.
Komente









