Kishte përgatitur 150 doza kanabis për t’i shitur, arrestohet i riu në Patos! Nën hetim dhe një 43-vjeçar, u kap duke i blerë një sasi droge (EMRI+VIDEO)

Një 31- vjeçar ka rënë në pranga në Patos pasi u kap duke shitur lëndë narkotike, ndërsa nën hetim është vënë dhe një 43-vjeçar, i cili ishte duke blerë një sasi droge teksa blutë e qytetit po kryenin operacionin policor, pas një javë hetimesh.

Mësohet se i riu i arrestuar është Fluger Xhafa dhe ka qenë më parë i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Patos, u gjetën 150 doza kanabis, të cila ishin ndarë, dhe ishin bërë gati për t’u shitu. Po në shtëpi, atij iu gjet një peshore elektronike, e cila  përdorje për ndarjen e lëndës narkotike si dhe një sasi parash, e cila është sekuestruar pasi dyshohet se është përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta