E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Edlira Rehovica, Kirurge senologe, në Spitalin Hygeia.
Me avancimin e teknologjisë, në ditët e sotme ka më shumë shpresë për personat që vuajnë nga kanceri i gjirit, kjo falë dhe ndërgjegjësimit dhe mjeteve diagnostike që janë më shumë.
”Fatkeqësisht këmi ulje të moshës së pacienteve që kanë probleme me kancerin e gjirit, përshëmbull sot brenda ditës pash tre paciente në mosha shumë të reja", tha mjekja në studio, duke shtuar se ky është një fenomen tashmë.
![]()
Fuqia e mjekësve në këtë spital është fakti që mjekët punojnë në ekip, pasi puna e tyre lidhet me stafin mbështetës që është shumë i rëndësishëm.
Dr. Edlira ka gati 15 vite që ushtron këtë profesion dhe u shpreh shumë e kënaqur me të gjithë mbështetjen që merr nga Spitali Hygeia, për t’a bërë punën në mënyrë perfekte.
Mjekja tha se ajo që bën është mision dhe e bën me shumë kënaqësi.Ajo tha se i pëlqen shumë psikiatria dhe nëse nuk do ishte bërë kirurge, do ishte bërë një psikiatre e mirë. Në fund të bisedës mjekja theksoi se të jesh mjek nuk rresht së mësuari dhe studiuari gjithmonë.
I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte i ftuar Ermal Azisllari, terapist me profesion, i cili foli për premirën e filmit “Adoleshanca” që ka marrë shumë shikime dhe reagime. Ai foli për prindërimin dhe për pyetjen që a mund të jemi shok me fëmijët tanë, si ndikon teknologjia në jetët tonë kohët e fundit.
”Teknologjia është e pashmangshme dhe ka ritme që shpesh nuk e kapim dot” tha Ermali në studio, duke shtuar se adoleshenca vet është problematike dhe disi delikate, por sot kemi një botë të pacensuruar në xhepin tonë, duke krijuar probleme sociale.
Rritmi frenetik i shoqërisë moderne i ka bërë gjërat shpesh mekanike. Nuk ka një formulë prindërimi, por prindërit bëjnë atë që munden dhe aq sa kanë mundësi. Mungesa e modeleve brenda familjes sepse mungojnë gjatë ditës apo javës, gjenden jashtë apo në rrjetet sociale.Prindërit duhet të shohin dhe luhatjet e humorit tek fëmijët e tyre.
Në fund të bisedës terapisti tha se edhe pse cdo rast është unik, kujdesi permanent për fëmijët nuk duhet të mungojë dhe se parimi është që së pari të rregullosh veten, e më pas të kujdesesh për fëmijën.
Komente

