TIRANË- Një 36-vjeçar, me iniciale O.RR është shpallur në kërkim nga policia pasi kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor ‘SPA’ u arrestua K.I 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë. 

Sipas policisë O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.      

Qendra që përdorej për prostitucion quhej, “Eva Massage Esthetic”. Ambienti është i aksesueshëm nga dy dyer. Policia do të sekuestrojë 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.