Një 37-vjeçar me iniciale A. L., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishte përshtatur lokalin e tij në zonën e Kombinatit për të organizuar lojëra fati.
Gjithashtu në biznesin e tij, ai kishte punësuar ilegalisht dhe nj 15-vjeçar si kamarier, i cili vendoste bastet sportive për llogari të pronarit të subjektit. I mituri po hetohet në gjendje të lirë.
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The game”.
Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari.
Vihet në hetim i mituri.
Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në "Kombinat", për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “The game”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar.
Nga verifikimet rezultoi se i mituri ishte punësuar ilegalisht, si kamerier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. L.. Gjithashtu, i mituri vinte baste sportive dhe organizonte lojëra fati të tjera, për llogari të pronarit të subjektit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.











Komente
Komento