Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi lëviznin të armatosur në qytet.
Të rinjtë Anxhelo Andrea 21 vjeç banues në Fier dhe Arbis Bezati 21 vjeç, banues në Tiranë lëviznin me armë në makinë në rrugën Hasan Alla në kryeqytet.
21 vjeçari kishte thyer dhe masën e sigurisë të arrestit me burg të dhënë më parë nga Gjykata.
Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin të rinjtë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Të rinjtë do të përballen tashme me akuzën e armëmbajtjes pa leje si dhe atë të largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.