/ATSH-ANSA/ - Situata aktuale është shenja e fundit e dezintegrimit amerikan në vendosjen e rregullit në Lindjen e Mesme, i prishur që nga lufta e vitit 1973, deklaroi ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger për gazetën "Wall Street Journal".
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një strategji të re dhe për prioritetet të tjera në këtë pjesë të botës", theksoi ai.
"Uashingtoni duhet të vendosë për rolin që duhet të luajë në shekullin XXI dhe padyshim që Lindja e Mesme do të jetë prova jonë e parë dhe ndoshta më e vështirë. Në lojë nuk është fuqia e Amerikës, por vendosmëria për të kuptuar dhe poseduar realitetet e reja", shton ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger për gazetën "Wall Street Journal".