Një tragjedi e paralajmëruar, ishte ajo ajo që ndodhi të dielën në një familje shqiptare që jetonte në Piaceza të Italisë. Elsa Tereziu, 52-vjeçarja, e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti, kishte përfunduar disa herë në spital në të shkuarën, për shkak të dhunës së ushtruar sistematikisht nga bashkëshorti i saj.

Një goditje me thikë e la të vdekur 52-vjeçaren në sytë e djalit 17-vjeçar. Por ka qenë vëllai i së ndjerës, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përlotur.

Në ato pak rreshta që ka shkruar, ai ka shprehur dhimbjen e madhe për familjen Tereziu, por veçanërisht për dy djemtë e Elsës.