Asnjë dyshim nuk kishte nëse dhuna do karakterizonte gjithë protestën “kombëtare” pas hapjes së asaj  pusete fyerjesh që shoqëroi gjithë fushatën e ish-kreut të PD-së.

Roland Bejko, anëtar i kryesisë, u ndalua i pari të hynte në seli, pikërisht “në mënyrë paqësore”, siç paralajmëroi Berisha.

Nuk dihet ende se sa “paqësor” do jetë deri në fund të kësaj dite ai dhe ata që e shoqërojnë, por mund të them me bindje se atje nuk janë as shpirti i vërtetë i PD-së, e as ata që duan që PD-ja të ketë një frymë.

PD-ja nuk mund të jetë shtëpia e dhunës, sepse nëse dikush pushton shtëpinë e vet me dhunë, atëherë çfarë mund të mendojnë qytetarët që ai apo ata do t’i drejtohen më pas t’u besojnë shtëpitë e tyre?

Sot ndiej trishtim për shtëpinë tonë të përbashkët, por le të shpresojmë se do ketë më shumë të kthjellët se sa nga ata që duan të shohin dhunimin si kryefjalë.