Durrës- Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ka qenë një debat me motive të dobëta nga autori, që sipas policisë vendore vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, që çoi në agresionin me armë të ftohtë dhe goditjen disa herë të një 60-vjeçari të identifikuar si Vangjel Parangoni. I dëmtuari mësohet se ishte edhe pronari i një servisi mjetesh, që ndodhej në katin e parë të banesës së tij.
Krimi ndodhi në lagjen nr. 6, rruga “Kasëm Durrsi”, teksa R. Ll., rreth 45 vjeç, akuzohet se ka plagosur me thikë shtetasin V. P., rreth 60 vjeç. Policia tha se i dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Dëshmitarët treguan se dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe ulërimat nga dhimbjet e 60-vjeçarit, duke i shkuar menjëherë për ndihmën e parë dhe dërgimin drejt spitalit, ku po i nënshtrohet edhe një operacioni kirurgjikal.
“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. Ll., në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, tha policia vendore.
Autori bëhet me dije se u lokalizua dhe kap pranë banesës së tij, rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes. Policia tha se po vijon puna për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes kriminale.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 3882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Automjeti del nga rruga dhe bie në kanal, dyshohet se shoferja 24-vjeçarja humbi kontrollin e drejtimit (VIDEO)
2 Prill, 18:09
-
Durrës/ Banorët e prekur nga TID rikthehen në protestë, bashkia: S’ka vendim për shembje të objekteve, po shqyrtohen ankesat
2 Prill, 16:16
-
Durrës/ Mbante armë pa leje në studion e tatuazheve, në pranga 44-vjeçari! Sekuestrohet 1 pistoletë, 1 kallashnikov, 1 granatë dhe fishekë (EMRI+VIDEO)
2 Prill, 12:21
-
Durrës/ Plan për ndërtimin e një kompleksi rezidencial pranë ‘Vilës së Zogut’, zona prej vitesh e ‘paprekur’
1 Prill, 22:09
-
Policia e Krujës në aksion, postoblloqe për personat në kërkim dhe ata që qarkullojnë me armë (VIDEO)
1 Prill, 21:48
-
Paketa e Maleve/ Interes i lartë për agroturizëm në Shijak! Miratohen 28 aplikime, kryebashkiaku tregon çfarë do bëhet me 26 të tjera
1 Prill, 15:59
-
U kap me pistoletë në një lokal në Fushë-Krujë, arrestohet 36-vjeçari, nën hetim pronari (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 11:35
-
Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i gjenden në banesë 5 armë zjarri, municione e sasi kokaine (EMRI + VIDEO)
1 Prill, 08:44
-
Aksident me 5 të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’
31 Mars, 22:30
-
I zhdukur prej rreth 4 vitesh, Topalli: Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, deklarata e fortë e të atit në GJKKO! Softa: S’është çudi të jetë gjallë, ka ndodhur me personazhe të tjera
31 Mars, 21:06
-
Nxënësit vendosin në skenë 'Tri gra dhe një burrë', 7 gjimnaze të Durrësit në garë për çmimin “Moisiu i ri”
31 Mars, 15:05
-
Aksion në Durrës kundër abuzimeve me çmimin e karburanteve, zbulohet 3 ton gaz pa faturë
30 Mars, 15:22