Klajdi, 20-vjeçari me leuçemi akute 
1 muaj afat të mbledhë 60000 euro

Klajdi, 20-vjeçari me leuçemi akute <br />1 muaj afat të mbledhë 60000 euro
TIRANE - Ndonëse 20 vjeç jeta e ka vënë përballë një vëshirësie të madhe sikundër është përballimi i Leucemisë. Klajdi Spahiu prej disa muajsh është duke luftuar me leucemi acute, sëmundje të cilën e ka mësuar vetëm në Gjermani pasi mjekët në qsut nuk i kanë treguar nga se vuante.

Fillimisht mendova se ishte shenja gripale, trupi im ndjehej i lodhur, kisha disa shenja shenja të zeza te këmbët dhe hemoragji nga hundët. Fillimisht u regjistruam në spitalin Nënë Tereza në Tiranë duke menduar se ishte një gjë e thjeshtë dhe fillova të kuptoja disa gjëra kur kushuriri im erdhi nga Gjermania dhe na tha që do shkoni për kontroll në Gjermani. Mjekët në Gjermani ishin të drejtpërdrejtë dhe më thanë që diagnos ime ishte Leuçemi Akute AML.

Por dramat për Klajdin duket se nuk kanë fund. Mungesa e siguracionit në shtetin Gjerman e ka detyruar familjen e Klajdit që të paguajë për çdo seancë të kimioterapive. Por në pamundësi financiare, Klajdi ka ndërprerë kimioterapinë menjëherë pas ciklit të parë.
 
Unë kam përfunduar 3 kimioterapitë e para me shumën prej 80 mijë eurosh. Familja ime arriti të siguronte 80 mijë euro nëpërmjet miqëve dhe disa kushurinjëve që na ndihmuan por me ndryshimin e planit të doktorave të spitalit doli se duhet të bëjë edhe 2 kimioterapi të reja por me një kosto pak më të ulët se të parat prej një shumë prej 60 mijë eurosh.

Një muaj kohë është afati që spitali gjërman i ka dhënë Klajdit për të grumbuluar 60 mijë euro që të mund të mbyllë ciklin e kimioterapive.

Afati të cilin mjekët kanë dhënë është gati një muaj për sigurimin e këtyre parave.
 
Ndihma monetare mbetet e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jetën e 20 vjeçarit të cilit fati nuk i buzëqesh. /Report TV/

klajdi

























Redaksia online
(f.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje