Klandestinët nga Shqipëria në BE, 1/3 e trafikantëve të huaj! Policia: 243 emigrantë hynë ilegalisht në janar-maj 2023! Hyjnë nga Korça e Gjirokastra, dalin nga Kosova

Shtetasit e huaj po përfshihen gjithnjë e më shumë në trafikimin e klandestinëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë me destinacion vendet e BE. Rasti i Kukësit, ku trafikanti algjerian i sirianëve qëlloi ndaj policisë teksa po tentonte të kalonte një grup klandestinësh në kufi, duket se nuk është i vetmi. Të dhënat zyrtare të policisë, tregojnë se 18 shtetas janë të huaj nga 54 persona të arrestuar që ndihmuan emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin e vendit tonë nga janari deri në fund të majit.

Pjesa tjetër prej 36 personash janë shqiptarë trafikantë që shfrytëzojnë rastin për t’i ndihmuar të huajt që të kalojnë në kufi kundrejt pagesave. Të ardhur në vendin tonë prej kohësh, duke u kamufluar edhe me kontrata pune, kryesisht në ndërtim, këta të huaj që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, por edhe të Azisë Jugore, e kanë kthyer në biznes trafikimin e bashkëkombësve të tyre. Që në momentin e parë që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes vijës kufitare në Korçë dhe Gjirokastër, klandestinët merren dhe transportohen në mënyrë të organizuar me automjete të vogla ose furgona. Në pjesën më të madhe të rasteve ata qëndrojnë 10 deri në 20 ditë, të strehuar në banesa në qytete të ndryshme, përfshirë edhe periferinë e Tiranës.

Nga rastet e zbuluara nga policia, është konstatuar se kushtet në të cilat mbahen klandestinët janë të rënda me pak ushqim dhe në të ftohtë. Pasi grupi bëhet gati, merren masat për transportim drejt Kukësit me furgona apo mjete më të vogla, ndërsa atje qëndrojnë në qytet deri me të mbërritur nata ku nisen për të kaluar vijën kufitare me Kosovën. Nga janari deri në fund të majit të këtij viti, sipas policisë, numri i klandestinëve të kapur është 243 në total, ndërsa harta e vendeve të origjinës është e larmishme. Pjesa më e madhe janë nga Afganistani, 71 prej tyre, për të vijuar me 64 persona nga Bangladeshi dhe 52 nga Pakistani. Në kufirin me Kosovën nuk kanë munguar edhe incidentet me policinë. Rasti i fundit ishte ai me të shtëna drejt efektivëve, ku për fat të mirë nuk u lëndua njeri.

Në fund të vitit të shkuar mbeti i plagosur një egjiptian në Morinë, i cili gjatë ndjekjes u qëllua nga një punonjës policie pas një qitje të pavullnetshme. Pasi përdorin vendin tonë si transit për të kaluar, synimi i emigrantëve janë vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht Gjermania ndërsa në total e gjithë rruga nga Turqia deri në vendet e BE ka një përfitim për grupet kriminale deri në 5 mijë euro për person.

Trafikimi

  • 44 raste të konstatuara
  • 36 autorë shqiptarë
  • 18 shtetas të huaj
  • 54 autorë në total

Janar - maj 2023

  • 71 persona nga Afganistani
  • 64 persona nga Bangladesh
  • 52 persona nga Pakistani
  • 26 persona nga Siria
  • 17 persona nga Nepali
  • 9 persona nga Maroku
  • 3 persona nga India
  • 1 person nga Palestina

Totali – 243

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'