Klani i Frangajt mori 250 milionë
lekë edhe nga "Albpetroli"
Kompania shtetërore “Alpetrol” paguan 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Klan.
TIRANE- Kompania shtetërore “Albpetrol” paguan 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Klan. Kjo kompani e cila këtë vit kaloi në kolaps financiar dhe nuk mundi që të paguante pagat e punëtorëve të saj gjeti mundësinë që përgjatë vitit 2012-2013 të shpenzonte 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Kaln ku paratë i ndau në tri këste vjetore dhe janë përdorur për të mundësuar zhvillimin e një aktiviteti kulturor të këtij televizioni. Në tabletat e parqitura më sipër del fare qartë se kjo kompani e falimentuar e cila nuk paguante dot as pagat e punonjësve të saj të jepte tri këste, njëri 5 milion lekë të reja, tjetrin 9.9 milion lekë dhe këstin e tretë 10 milion lekë po të reja.
Pagesat e bëra nga Alpetrol lenë hije të mëdha dyshimi pasi kjo media është paguar shumë herë nga qeveira Berisha për reklama të shumta, por çështja e kompanisë së hidrokarbureve duket se është edhe më pikate. Pak muaj më parë, punonjësit e kësaj kompanie dolën në protesta duke bllokuar edhe rrugët lidhëse të qytetit të Fierit me zonat e tjera të vendit vetëm për faktin se kishin shumë muaj pa marrë pagat e tyre vjetore.
Kësisoj, shuma e shpenzuar nga Alpetrol për të financuar aktivitetiet kulturore të TV Klan për vitin që lem pas mund të ishte përdorur për të shlyer të gjitha pagat e punonjësve dhe jo për të financuar një media private, gjë kjo që mbetet për tu hetuar nga organet e drejtësisë. Sponsorizimi në këtë masë i një medie të vetme proqeveritare, pa asnjë verifikim të shpenzimit të pareve, është një rast flagrant, i cili duhet të çojë para drejtësisë të dy palët, ndërkohë që duhet të kthejnë pranë arkës së Albpetrolit shumat e marra.
(Foto: Shuma e parave që kompania shtetërore Albpetrol ka bërë ndaj tv privat Klan)ProblematikaProblemi më i madh i kësaj kompania është barra financiare që ka ndaj punonjësve të saj të cilët janë ende rrugëve të qytetit pa pagat e marra, gjë e cila me shumë mundësi do ti lër ata edhe pa festuar festat e fundvitit. Problemi bëhet edhe më sensitiv pasi për pjesën më të madhe të këtyre punonjësve të rafinerive të naftës, parat që merrnin si rrogë mujore ishin të vetmet të ardhura për familjet e tyre.
Por mesa duket, një pjesë e mirë e parave të tyre kanë shkuar për të sponsorizuar disa aktivitete kulturore të një televizioni privat i cili përgjatë 8 viteve të qeverisjes Berisha ka qenë goxha i privilegjuar në gjetjen e sponsorave, jo vetëm për aktivitetet e tij, por edhe për reklamat e shumta që ka arritur që të marrë duke u kthyer në një nga mediat më shumë të paguara nga qeveria shqiptare me kryeministër Sali Berisha. Por tani barra e borxhit të kësaj kompanie i ka ngelur qeverisë së re me në krye Edi Rama pasi paratë e pa shlyera për punëtorët e rafinerive të naftës në kompaninë Alpetrol duhet të shlyhen, pavarësisht se këto para kanë shkuar në një destinacion tjetër.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1603
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26