Klani “XHAKJA”, ja skeda në internet

Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, është arrestuar, por më tej është liruar. Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj; çuditërisht, e pazbuluar.

Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj.) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.

Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës “Xhakja”. Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish-oficerët e policisë Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15-vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve.

Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali. Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik. Të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.

Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi – zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë. Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi. Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.

Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga katundi Sukth në Sallmone, për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.

Të gjithë anëtarët dyshohet se janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Shumica e klanit “Xhakja” kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.

Në mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos. Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës.
Ata kanë marrë me qira një klub me emrin “Fosfor Club”, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si një “Mercedes” kabriole, gri, me targa italiane, një “Mercedes” blu, me targa DR 5255 D, një “Mitsubishi Pajero” me targë Durrësi etj. Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion dhe dyshohet janë të vjedhura në Itali.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja