"Klani" që ndërtoi "Jon"-in e
Bashës, kallëzoi kreun e INUK

Bashës, kallëzoi kreun e INUK">
TIRANE- Blloku i banimit për të cilën Zyhdi Dajti është kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës, i përket të njëjtit “klan” ndërtuesish që financuan dhe ndërtuan kompleksin “Jon” në “Ujin e Ftohtë” në Vlorë. Një dokument i zbuluar nga gazeta “Shqiptarja.com” dhe fotografitë nga kantieri i ndërtimit tregojnë qartë se shtetasi Gerti Çalliku, administrator i “2G Shpk” është personi që ka marrë lejën nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e objektin 9 katësh në rrugën e Elbasanit, shumë pranë apartamentit ku banon sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Biznesmeni Çalliku njëherësh është dhe personi që administron kompaninë “GBA-Studio”, e cila ka kryer punimet në kompleksin “Jon” të rrëzuar me tritol në 14 dhjetor 2014. Çalliku njihet që ka lidhje të forta me shtetasin Xhuvi Sharxhi, ky i fundit bashkëpronar në kompleksion “Jon” me Xhaver Isufin, vjerrin e kreut të PD Lulzim Basha. Sipas prokurorisë së Tiranës, financues në ndërtimin e këtij pallati që ndodhet në qëndër të Tiranës, është dhe shtetasi Xhuvi Sharxhi, i cili sipas hetuesve është njëri nga kallëzuesit e Zyhdi Dajtit.

faksimile inuk
inuk


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën