TIRANE- Përveç regjistrimit që po kryhet për fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve në kryeqytet, së shpejti do të fillojë edhe regjistrimi për fëmijët e klasave të para. Prindërit të cilët nuk kanë pasur mundësi të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e para të arsimit publik gjatë muajit qershor, tashmë do të kenë mundësi që këtë procedurë të kryejnë nga data 1 deri ën 14 shtator.