Klasikja Juventus-Inter, Alegri dhe
Mancini kënaqen vetëm me fitore

Klasikja Juventus-Inter, Alegri dhe<br />Mancini kënaqen vetëm me fitore
Të martën në orën 21:00 kampionati italian i futbollit rikthehet në 2015 me një super sfidë mes Juventusit dhe Interit. Ndeshja e vlefshme për javën e 17 pritet që të dhurojë mjaft spektakël dhe luftë sportive, pasi rivaliteti është i madh, aq më tepër me akuzat e ndërsjellta për çështjen e titujve. Juventusi është kryesues, por trajneri Alegri i trembet sfidës së parë pas pushimeve duke parë atë që ndodhi me Realin dhe Barcelonën.

“Na pret derbi i Italisë, Interi është i rrezikshëm, skuadra që do të tregojë më shumë përqendrim do të fitojë. Ndeshja e parë e vitit është gjithmonë e vështirë, mjafton të shohësh rezultatet e Realit dhe Barcelonës. Nuk kemi më kohë për të gabuar, pasi përpara na presin Champions League dhe Kupa e Italisë” deklaron ai. Për trajnerin e Interit, sfida është një klasike dhe Juventusi mundet vetëm nëse do të jepet maksimumi dhe përqendrimi do të jetë absolut deri në vërshëllimën e fundit.

“Kjo ndeshje është një klasike e futbollit italian. Jemi Interi dhe duhet të tregojmë mentalitetin tonë në këtë përballje. Nuk ka një mënyrë në vecanti për të mundur Juventusin, duhet zotësi në cdo aspekt” përfundon ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'