KLD, Berisha:Aleanca e qelbësirave
në kundërshtim me Kushtetutën
Pasi etiketon Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Meta si “aleanca e qelbësirave”, Berisha liston ne Facebook një mori institucionesh, konventash e deklaratash që bien në kundërshti, sipas tij, me ligjin mbi KLD që u votua në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.
TIRANE - Në një postim në profilin e tij në facebook deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë komentin e parë të tij mbi kalimin në parlament të Ligjit mbi KLD ditën e djeshme.
Pasi ka etiketuar Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Parlamentit Meta si “aleanca e qelbësirave”, Berisha ka listuar një mori institucionesh, konventash e deklaratash që bien në kundërshti, sipas tij, me ligjin mbi KLD që u votua në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.
Deputeti Berisha hedh akuza të forta mbi pavarësinë e këtij institucioni pasi, me nota disi apokaliptike, ai e konsideron si pre, tashmë, të vullnetit të “Policisë Socialiste” dhe vetë “neo-bllokmenit” Edi Ramës.
Më poshtë postimi i deputetit Berisha i plotë:“Tani e tutje vendimet e gjykatave dhe drejtesine do ta merrni nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama!
Te dashur miq, dje "aleanca e qelbesirave" Rama - Meta, ne kundershtim te hapur me parimet me themelore te sistemit demokratik te ndarjes dhe kontrollit te pushteteve, ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Deklaraten Universale te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut te OKB, qe misherojne dhe garantojne parimin universal te prezumimit te pafajesise dhe pavaresise se sistemit gjyqesor, si dhe ne kundershtim me kerkesat e Komisionit Europian, partnereve tane kryesor dhe
OSBE, votuan dje ne Parlamentin e krimit ligjin me te cilin, sapo policia socialiste te ngre padi penale per gjykatesit, organi i pavarur KLD duhet te pezulloje gjykatesin nga detyra.
Sipas ketij ligji Rama do mund te zgjedhe, nepermjet pezullimit te cdo gjykatesi qe nuk i bindet atij, gjykatesin e çeshtjeve tuaja me qeverine e tij. Ky eshte nje ligj anti-demokratik, unik ne boten e lire. Bijte po ecin me shpejtesi drejt eterve!! Sb”- shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1640
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56