Gjykata e Lartë ka rikthyer për diskutim vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për gjyqtarin  e Shkodrës, Albano Çepele. Pas shkarkimit në 15 prill 2014 në mbledhjen e KLD-së të drejtuar nga presidenti Bujar Nishani, Çepele e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e ndërsa kjo e fundit ka vendosur që çështja e gjyqtarit të rikthehet edhe një herë për shqyrtim.

Përveç shkarkimit të Çepeles, KLD-ja në këtë mbledhje ka vendosur transferimin nga Gjykata e Rrethit Tiranë në një gjykatë të nivelit më të ulët,  për një periudhë dyvjeçare, gjyqtaren Elona Gjoka.

Po ashtu, KLD-ja i ka dhënë vërejtje me paralajmërim për pushim nga detyra për tre gjyqtarët e tjerë: Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili, Ëngjëllushe Tahiri, të tria në Gjykatën e Rrethit Krujë.

KLD-së i ishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë të marrë masa ndaj pesë gjyqtarëve, të cilët rezultuan me shkelje në detyrën e tyre pas kontrollit që ndërmori Inspektoriati i KLD-së.

Në adresë të këtyre gjyqtarëve ka pasur një mori ankesash që konsistonin në zvarritje të pajustifikueshme të proceseve gjyqësore, shkelje haptzai të ligjit procedurial dhe moszbatim të vendimeve unifikuese.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)