TIRANE- Dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë përgatitur për t’u përballur me deputetët e mazhorancës në Komisionin Hetimor. Pas lajmit se ata do të jenë të pranishëm ditën e mërkurë në seancën e radhës të Komisionit Hetimor, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj kanë filluar përgatitjen e argumenteve të tyre përsa i përket akuzave të ngritura se ata kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Sipas axhendës të miratuar në Komisionin Hetimor, Çefa dhe Lelçaj do të kenë mundësi që të parashtrojnë argumentet e tyre njëlloj si në bankën e të akuzuarve në Gjykatë ku do të kërkojnë kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj të dyve.
/Shqiptarja.com

Komisioni Hetimor për KLD,Subashi: Opozita të bëhet pjesë e mbledhjeve