KLD emëron 16 magjistratët në
rrethe, sjell në Tiranë 13 gjytarë

KLD emëron 16 magjistratët në<br />rrethe, sjell në Tiranë 13 gjytarë
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë vendimin për plotësimin e 13 vendeve vakante në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Me nisjen e mbledhjes ka pasur një debat mes anëtarit të KLD-së, Sokol Çomo dhe Artan Brozi në lidhje me zhvillimin e mbledhjes.

ORA 14:17 KLD TRANSFERON 13 GJYQTARE NE TIRANE, EMRAT
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka transferuar për në Tiranë 13 gjyqtarë të cilët ishin në rrethe të ndryshme të vendit.

Të transferuarit janë:
Lazër Sallaku nga Durrësi sillet në Tiranë
Arjana Liço nga Durrësi sillet në Tiranë
Alma Brati nga Durrësit sillet në Tiranë
Rexhina Merlika nga Kruja sillet në Tiranë
Migena Laska nga Laëi sillet në Tiranë
Klorida Çela nga Elbasani sillet në Tiranë
Tereza Lami nga Elbasani sillet në Tiranë
Alma Kodraliu nga Pogradeci sillet në Tiranë
Rezarta Mata nga Kavaje sillet në Tiranë
Dritan Cako nga Lushnja sillet në Tiranë
Dhurata Balla nga Kruja sillet në Tiranë
Adriatk Gocaj nga Lezha sillet në Tiranë
Astrit Faqolli nga Durrësi sillet në Tiranë

ORA 12:40 KLD EMERON NE DETYRE 16 MAGJISTRATET
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka emëruar 16 magjistratë në detyrë. Burime nga KLD-ja thanë se, të 16 magjistratët janë emëruar në rrethe dhe asnjëri prej tyre në Tiranë dhe në Durrës. 

Me emërimin e tyre në rreth, KLD-ja ka hedhur poshtë propozimin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço i cili kërkoi emër e tyre në Tiranë.

Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2011 – 2012:
 
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 3 (tre) vende
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 2 (dy) vende
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë 1 (një) vend
 
Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2012 – 2013:
 
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat 2 (dy) vende
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër 2 (dy) vende
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet 1 (një) vend
 
ORA 10:06 KLD DEBATE MES ÇOMOS DHE BROZIT
Anëtari Çomo ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, ndryshe siç kishte vendosur KLD-ja, për zhvillimin me dyer të mbyllura.

Në mbledhjen e mëparshme ku ishin parashikuar në rend të ditës emërimi i gjyqtarëve të rinj në këto vende, dhe propozimi i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço që vendet vakante t’i zënë magjistratët e rinj, pati debate të forta të cilat shtynë këto pika.
 
Në mbledhjen e kaluar, ministri Naço dhe anëtari i këtij Këshilli i zgjedhur nga Parlamenti, Sokol Çomo braktisën mbledhjen në kundërshti me faktin se si po merren vendimet në KLD-së.
 
Këshillli i Lartë i Drejtësisë pranoi që pjesë e rendit të ditës të ishte edhe pika 8, ku bëhej fjalë pikërisht për propozimin e ministrit Naço për emërimin e magjistratëve të rinj.
 
Debatet lindën pasi sipas ministrit të Drejtësisë, pika 8 duhej të diskutohej para pikës 3, e cila parashiktonte plotësimin e 13 vendeve vakantë në gjykatën e Tiranës. Sipas ministrit Naço, nëse anëtarët caktoheshin në pikën 3, atëherë propozimi i tij për magjistrantët do të ishte i pavlefshëm, pasi vendet vakante do të ziheshin nga gjyqtarë që do të trasferoheshin nga rrethet.

Redaksia Online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë